Aktivitetet në kuadër të projektit
“Parandalimi i përdorimit të rrezikshëm të laserëve nga të rinjtë”
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përkatësisht njësitë e sektorit dhe policisë në komunitet, në kuadër të projektit “Parandalimi i përdorimit të rrezikshëm të laserëve nga të rinjtë”, kanë realizuar aktivitete sensibilizuese me temë:
“Rreziqet nga përdorimi i papërgjegjshëm i laserëve”.
Aktivitetet janë zhvilluar në të gjitha komunat e rajonit të Ferizajt, përkatësisht në: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit
Instruktorët policorë kanë mbajtur ligjërata vetëdijësuese me nxënës të shkollave të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, si dhe takime informuese me stafin arsimor dhe këshillat e prindërve lidhur me mbikëqyrjen e fëmijëve në përdorimin e pajisjeve laserike.
Gjithashtu, janë vendosur posterë informues në lokacione me frekuentim më të madh të qytetarëve, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik.
Përmes këtyre aktiviteteve dhe materialeve informuese synohet njoftimi i nxënësve, prindërve dhe qytetarëve mbi pasojat dhe rreziqet që mund të shkaktojë përdorimi i pakontrolluar i pajisjeve laserike.
Rikujtojmë se drejtimi i rrezeve laser ndaj personave, automjeteve apo mjeteve ajrore përbën veprim të rrezikshëm dhe të dënueshëm, i cili mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin (dëmtime të përhershme të shikimit) dhe për sigurinë në komunikacion.
Aktivnosti u okviru projekta
„Sprečavanje opasne upotrebe lasera od strane mladih“
Regionalna policijska direkcija u Uroševcu, odnosno sektorske jedinice i policijE u zajednici, u okviru projekta „Sprečavanje opasne upotrebe lasera od strane mladih“, sprovele su aktivnosti podizanja svesti na temu:
„Opasnosti od neodgovorne upotrebe lasera“.
Aktivnosti su sprovedene u svim opštinama regiona Uroševac, i to: Uroševac, Kačanik, Štimlje, Štrpce i Elez Han.
Policijski instruktori održali su predavanja za podizanje svesti sa učenicima nižih i viših srednjih škola, kao i informativne sastanke sa prosvetnim osobljem i roditeljskim savetima u vezi sa nadzorom dece prilikom korišćenja laserskih uređaja.
Pored toga, informativni posteri su postavljeni na lokacijama sa većom posećenošću građana, kako bi se povećala svest javnosti.
Kroz ove aktivnosti i informativne materijale, cilj je da se učenici, roditelji i građani informišu o posledicama i rizicima koje može prouzrokovati nekontrolisana upotreba laserskih uređaja.
Podsećamo vas da usmeravanje laserskih zraka na ljude, vozila ili avione predstavlja opasno i kažnjivo delo, koje može prouzrokovati ozbiljne posledice po zdravlje (trajno oštećenje vida) i po bezbednost saobraćaja.